Aksion i madh në “Burgun e Idrizovës”: Arrestohen 17 policë, kanë lejuar arratisjen e një të burgosuri

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksion i madh me arrestimin e më shumë se 15 personave në burgun “Idrizovë”. Sipas informacioneve fillestare, shumica e tyre dyshohet se kanë lejuar një arratisje të një të burgosuri.

Aksioni drejtohet nga Prokuroria për Krimt të Organizuar dhe Korrupsion, përkatësisht departamenti i specializuar për ndjekjen e personave me kompetenca policore dhe policia e burgjeve.

Oficerët kishin një skemë të organizuar për personin që tani është në arrati. Disa nga efektivët e policisë u arrestuan dhe u dërguan në gjykatë.
Detajet nuk bëhen të ditura, më shumë do të njoftojë peokuroria përmes një komunikate për media që do të publikohet së shpejti.