Aksion i Interpolit: Tentim për futje të ushqimit helmues në vend- është konfiskuar mish i pulës me grip të shpendëve


Televizoni 21 mëson se përmes një aksion të madh të Interpolit është penguar futja e ushqimit helmues në Maqedoni. Këtë informacione i konfirmojnë nga Intrerpoli, Agjensia për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtoria e Doganave.

-Drejtoria e Doganave e RMV-së ka marrë pjesë në operacion ndërkombëtarë “OPSON IX” me kohëzgjatje nga 1 dhjetori 2019 deri më 15 qershor 2020, bashkë me Agjensinë për Ushqim dhe Veterinari dhe policinë kufitare si pjesë e MPB-së, e gjithsesi në koordinim të plotë me zyrën e Interplot në Shkup. Operacioni “OPSON IX” ka të bëjë me parandalimin e kontrabandimit dhe mashtrimeve tregtare me prodhime ushqimore dhe pije, tregti me prodhime te falsifikuara ushqimore, si dhe tregti me prodhime ushqimore substandard,- thonë nga Drejoria e Doganave.