Aksion i ha*jnave në Çair, nga marketi i Jusufit marrin 5000 euro (VIDEO)

Vj*edhjet në Çair janë dukuri negative që nuk kanë të ndalur. Banorët janë të shqetësuar dhe nuk gjejnë rehati në vendin ku jetojnë. Pothuajse të gjitha ballkonet e banesave që janë në përdhesë dhe katin e parë banorët i kanë blinduar me hekura. Njëra ndër lagjet e cila është më e rre*zikuar është edhe lagja Shkup-Veri.

Said Jusufi në këtë lagje, në afërsi të shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” ka marketin dhe depon në të cilën e mban mallin. Ai shpjegon se brenda 10 ditëve hajnat kanë hyrë dy herë në marketin e tij. Herën e parë ata kanë vj*edhur mall në vlerë prej 1700 eurove, e së fundmi para tre javëve në depo kanë vj*edhur cigare në vlerë prej 3500 eurove. Jusufi thotë se i gjithë rasti është i incizuar përmes kamerave të sigurisë, mirëpo edhe pse matrialet e incizara i ka dërguar në polici, ende nuk ka marr përgjigje se a janë kapur vj*edhësit dhe se a do t’i kthehet malli i vj*edhur.

Fotografitë të cilat na i dërgoi Jusufi tregojnë se vje*dhësit janë të përgatitur mirë. Ata kanë të vendosura maska që të mos mund të identifikohen.
Sipas tij, bëhet fjalë për 10 persona, të cilët thuajse çdo natë vj*edhin nëpër banesat e Çairit, e për këtë siç thotë, është i sigurtë se policia i ka të njohur vj*edhësit mirëpo nuk merr masa.

“Më datën 21 shtator, në orën 04:50 të mëngjesit urgjentisht më lajmëruan dhe me thanë se t’a kanë thyer marketin. Unë prej në Nerez, vendin ku banoj, u nisa menjëherë dhe kur arrita aty kishte qenë sigurimi i “Nikobit”, e më pas erdhi edhe policia, të cilët menjëherë u lëshuan në terren. Fillimisht më thanë se e kanë kapur vetëm njërin prej vj*edhësve por pas dy orëve thanë se asnjë nuk kanë mundur ta kapin. Këtu lind dyshimi se policia e di grupin, e di kush janë, mirëpo nuk merr masa. Unë jam i bundur në atë që e flas”, tha Jusufi.

Edhe fqinjët kanë dëgjuar zhurmë kur ha*jnat kanë thyer marketin. Ata thonë se menjëherë e kanë lajmëruar policinë, por se ajo është vonuar. Të shqetësuar kërkojnë të ndërmerren masa dhe të shpëtojnë nga ky grup i rre*zikshëm i hajnave.

“Jemi të shqetësuar, nuk mund t’i lëmë banesat vetëm. Hajnat nuk ndalen, ndërsa policia nuk është aktive”, thotë një qytetar. Edhe pse qytetarët e Çairit thonë se numri i vj*edhjeve në vendin ku jetojnë është alarmant, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se është shënuar trend i zvogëlimit të vj*edhjeve në territorin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rastin konkret, për vj*edhjen e marketit, nuk japin detaje.

“Gjatë periudhës nëntë mujore të vitit 2019 në teritorin e Qytetit të Shkupit është shënuar rënie të vjedhjeve nëpër banesa/shtëpi për 14.4 përqind, krahasuar me periudhën nëntë mujore të vitit 2018. Ndërsa sa i përket pyetjes për paraqitjen e vjedhjes së rëndë në market, në lagjen e Çairit ju njoftojmë se Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka ndërrmarë masa për zbardhjen e rastit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit do ta njoftojmë opinionin”,thonë nga MPB.

Pronari i marketit mallin e ka të siguruar në kompaninë “Sava”, por ende nuk ka marr përgjigje prej atje se a do t’i kompenzohet dëmi.
Vi*ktimë e gra*bitjes në lagjen Shkup-Veri ka qenë edhe stilisti i njohur, Armend Ramadani. Për shkak të vj*edhjeve, ka qenë i detyruar ta mbyll sallonin e bukurisë në këtë lagje dhe ta hap në Karposh.