Aksidentohet traileri me grurë, i shpëtoi rusëve, tonelata me drithë ukrainas derdhen në “Tiranë-Durrës”

Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident.

Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë. Në video shihet se ka një sasi të madhe gruri në të dyja kahet e autostradës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të QTU-së.

Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit. Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.