Aksidentohet rëndë këmbësori në Tetovë, automjeti ikë nga vendi i ngjarjes

Dje (10-janar) në orën 11:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Kosovska” në Tetovë një automjet i panjohur pasagjerësh ka goditur këmbësorin 64-vjeçar T.A. nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit këqyrjen e ka kryer ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë. Janë marrë masat për gjetjen r automjetit pjesëmarrës në aksidentin e trafikut.Pa Censurë