Gjatë natës (16.12.2023) rreth orës 02.00 në SVPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar një veturë e ka goditur 19-vjeçaren K.S dhe është larguar nga vendngjarja. Vajza 19-vjeçare K.S., është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murati” dhe aty janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer kontroll.
Ballina Lajmi i Dites Aksidentohet rëndë 19-vjeçarja në Gostivar, automjeti largohet nga vendngjarja