Më datë 09.08.2022, në orën 16:30, në fshatin Forinë ka ndodhur një ak*sident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh ,,Opel,, me targa italiane, të cilën e ka drejtuar personi D.S. (19) dhe një motoçikletë pa targa, me drejtues një të mitur nga Forina e Gostivarit.
Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Ekipt nga SPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.