Aksidentohet në vajzë e mitur në Tetovë, dërgohet në spital me lëndime të rënda trupore

Dje (25-mars) në ora 14:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën ,,173” në Tetovë është raportuar se vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga 20-vjeçarja F.I. nga Novaka e Tetovës, ka aksidentuar një vajzë të mitur nga Piroku i Tetovës. Në këtë aksident vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.