Aks*identohet makina pa shofer e Tesla, dy persona vdesin


Dy persona humbën jetën në Teksas ndërsa udhëtonin me një makinë Tesla, në një aksident ku policia thotë se asnjë prej vi*ktimave nuk ndodhej në sediljen e drejtuesit.

Makina po ecte me shpejtësi maksimale në Houston kur doli nga rruga dhe u përp*las me një pemë, për të shpërthyer më pas në flakë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje një nga viktimat ishte ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa tjetri mbrapa duke bërë të dyshohet se makina ka qenë në versionin e autopilotit.