Ak*sidentohet makina e policisë në Shkup

Mëngjesin e sotëm një veturë e policisë është ak*sidentuar në Karposh të Shkupi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, derisa makina që po ecte në rrugën afër shkollës “Orce Nikollov” ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar, pas çka është rrokullisur. Sipas informacioneve fillestare në ak*sident janë lënduar tre efektivë të policisë, të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit.