Aksidentohet gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi (FOTO)

Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi është aksidentuar në mëngjesin e sotëm në lagjen Lakrishte.
Janë siguruar pamjet ku siç shihet, Kelmendi është goditur në motoçiletën e tij nga një veturë në lëvizje.

Për fat të mirë, gazetari i njohur kosovar i ka shpëtuar më të keqës dhe gjendja e tij është stabile.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.