Aksidenti tragjik në Kamëz, 19-vjeçarja postim prekës për mikeshën: Pse unë shpëtova dhe ti jo

Në foto viktima 22-vjeçare dhe shoferja Deni Doku
Deni Doku, vajza 19-vjeçare që po drejtonte automjetin tip Smart pas përplasjes së të cilit humbi jetën mikesha e saj, ka publikuar një mesazh prekës bashkë me foton e viktimës. Ajo thotë se nuk e pranon dot humbjen e saj dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.

Më pas ajo ka ndarë edhe një foto të 22-vjeçares ku shkruan se nuk e kupton pse ajo duhet të shpëtonte dhe mikesha e saj jo.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Demokracia” në Kamëz. 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve ndërsa 19-vjeçarja që ishte në timon është vënë në pranga.