Ak*sidenti në Llaskarcë, Ahmeti ndërpret tubimin në Çegran

Lajmi për ak*sidentin e ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë ku mbeti i vd*ekur një banor i Çegranit dhe tre të tjerë pësuan lëndime, ka bërë që lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të ndërpret tubimin me banorët e Çegranit.

Sa po u informua, Ahmeti la në gjysëm fjalimin duke njoftuar të pranishmit që do të ndërpritet mbledhja për shkak të rastit tr*agjik.
Ndryshe, sot rreth orës 17 e 30, automjeti i llojit “Jaguar” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.I. (49) nga fshati Çegran i Gostivar ka dalë nga rruga. Në vendin e ak*sidentit ka ndërruar jetë pasagjeri N.Z. (53) nga fshati Çegran. Shoferi N.I. dhe pasagjerët A.K.Z. dhe B.I. me lëndime janë dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.