Aksidenti me dy viktima në Milot/ Dalin fotot e fëmijës dhe babait që humbën jetën në aksident

Burri i identifikuar si Shkurt Prenga dhe fëmija që ilustrohen në foton mësipër, sipas syri janë viktimat nga aksidenti tragjik që u regjistrua pasditen e sotme në Milot-Rubik.

Kujtojmë se 3-vjeçari humbi jetën në asfalt, ndërsa i ati i tij ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Raportohet se e plagosur rëndë ka mbetur edhe nëna e të miturit, me iniciale F.P., e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Milot/Informacion paraprak. Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3-vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz”. Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.