Aksidenti, janë marrë në pyetje 8 persona, mes tyre dhe pronari i “Besa Trans”


Materialet për hetimin e aksidentit të autobusit iu dorëzuan prokurorëve bullgarë. Janë dorëzuar monstrat e ADN-së për identifikimin e 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, procesverbali i tetë dëshmitarëve që janë marrë në pyetje, si dhe të gjithë dokumentacionet e autobusit nga kompania Besa Trans dhe të Ministrisë së Transportit, nga ana e Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut. kryeprokurori, Lubimir Joveski, në konferencën e përbashkët për media me prokurorët bullgarë në Shkup, tha se po sigurohen prova të tjera dhe se po vazhdon dëgjimi i personave tjerë që mund të japin informacion për zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Joveski theksoi se në prokurori është hapur lëndë për agjencisnë Besa Trans, me qëllim që të zbardhet rasti në lidhje me aksidentin, që nga dokumentacioni për autobusin e deri tek mënyra se si e ka kaluar kufirin.Lubimir Joveski, Prokuror publik shtetëror- “Ne po i mbledhim dokumentacionet e nevojshme, dhe pas kësaj do ta sjellim vendimin e duhur. Menjëherë pas aksidentit tragjikë dokumentacioni i komapnisë Besa Trans është marrë. Ju sigoroj se për cilin do person, përderisa ka bazë, Prokuroria do të hapë procedurë”.

Hetuesi në Shërbimin Hetimor Kombëtar të Republikës së Bullgarisë, Mlladen Hristov Petrov, tha se po punohet për të gjitha verizonet e mundshme, por për shkak se aksidenti është i madh po mbildhen më shumë prova, dhe se në situatë të tillë hetimi duhet të vazhdojë, ndërsa nuk mund të jepet verzioni përfundimtar i shkaqeve të aksidentit. – Mlladen Hristov Petrov, hetues në Shërbimin Hetimor Kombëtar të Republikës së Bullgarisë -“Pronari i agjensisë është dëgjuar në orët e hershme të mëngjesit. Me atë në mënyrë intenzive po bashkëpunohet në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ai është i kapshëm për organet kompetente”.

I pyetur nëse rruga dhe sinjalizmi i dobër i komunikacionit janë shkaqe të mundshme të aksidentit, Petrov shprehu besimin se të gjitha supozimet dhe pyetjet e ngritura në media janë duke u kontrolluar, ndërsa siç shtoi a shërbimi i zjarrëfikësve aktualisht po punon dhe pret të përcaktoj shkaqet e zjarrit.Ndërkaq, nga nesër dy ekspertë nga Instituti ynë i Mjekësisë Ligjore do të udhtojnë për në Sofje në mënyrë që të përshpejtohet procedura e identifikimit të viktimave dhe të dorëzohen tek familjarët e tyre.