Aksidenti i autobusit kosovar në Bullgari, jep detaje kompania

Kompania e transportit “Shero Tours”, ka dalë me një deklaratë pasi autobusi i tyre u aksidentua ne Bullgari, e si pasojë mbetën të lënduar 26 persona. Sipas njoftimit të kësaj kompanie, aksidenti ka ndodhë, pasi shoferi i autobusit është munduar të shmang goditjen me një pemë.
“Për shkak të erërave të forta dhe rënies së pemës në rrugë shoferi është munduar ta shmang goditjen me pemën ku automjeti ka rrëshqitur dhe ka goditur një kamion qe ishte i ndalur në rrugë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm shoferi ka marrë lëndime të lehta”, thuhet në njoftim.

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari pasi autobusi kompanisë “Shero Tours” me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit.