Aksidentet e pas festës/ Disa të lënduar brenda pak ditëve, tre persona humbën jetën dje

Pavarësisht thirrjeve të policisë në prag të festës së ndërrimit të viteve, për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangej konsumi i alkoolit, javën e parë të janarit në rrugët e vendit ndodhën disa aksidente të rënda.
5 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur.

Të enjten gjatë orëve të mesditës një automjet përplasi një të moshuar që po lëvizte me biçikletë në qytetin e Vlorës.

70 vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin një 30 vjecar, u shoqërua në polici deri në zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.