Aksident tragjik në Austri/ Humbin jetën dy shqiptarë, ka edhe të lënduar

Si pasojë e këtij ak*sidenti, siç njofton policia austriake, kanë humbur jetën dy shqiptarë. Ndërkohë, dy shqiptarë të tjerë dhe tre rumunë që ishin në automjetin tjetër, mbetën rëndë të lënduar.

Një ak*sident tragjik ka ndodhur mbrëmë pas një përplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aks*ident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1) afër St.Pölten-Süd. Pesë persona të tjerë u plagosën, disa rëndë. Kështu ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasi që dy vetura u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo.at.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë. Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë kyçur gabimisht në autostradë.

Në anën tjetër, një veturë që po lëvizte në drejtim të tyre ka goditur veturën shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare. Dy prej tyre mbetën të vde*kur. Dy të tjerë dhe tre rumunë që ishin nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të rënda.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën vikt*imat nga automjeti, ndërsa të lën*duarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.

Identiteti i vik*timave dhe të pla*gosurve ende nuk është bërë i ditur.