Aksident trafiku në Shkup, vetura godet murin, lëndohet rëndë një person


Ме 31.10.2021 në ora 01.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin nga rrugët “Luka Gerov” dhe rrugës “Tirana”, vetura e tipit “hjundai” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.D.(34) nga fshati Vizbeg, Shkup, e ka goditur një mur të një shtëpie, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë M.D., lëndime të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.