Aksident trafiku në Shkup, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar njëri prej të cilëve më rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qendrës tregtare Siti Mol, njoftojnë nga policia.

Në aksident është përfshirë një makinë e tipit “Ford” me targa të Ohrit e drejtuar nga 48 vjeçari V.T. nga Ohrit dhe një makinë e tipit “Seat”, me targa të Shkupit e drejtuar nga S.H.B (40) nga Shkupi.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë V.T ndërsa me lëndime më të lehta ka kaluar bashkudhëtari S.T. Ndërkohë ë lëndime të lehta ka marrë ehe S.H.B”, njoftojnë nga MPB-ja.