Aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë, 6 persona të lënduar


Sonte rreth orës 22:00 ka ndodhur një ak*sident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë në afërsi të Stenkovecit, me çrastë janë përp*lasur dy makina njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me targa të huaja. Për pasoj kanë mbetur të lënduar 6 persona. Në aks*ident janë përfshi një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë dhe vetura “Mazda” me targa të Shkupit.

Përp*lasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinës Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit. Sipas dëshmitarëve shkak i aks*identit është mungesa e dukshmërisë së vijave.