Dy persona kanë humbur jetën dhe 17 janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën magjistrale Radovish-Shtip, në afërsi të minierës “Buçim”, njofton, Portalb.mk.
Deri te aksidenti ka ardhur kur automjeti transportues i tipit “Iveko” ka goditur në gardhin e hekur nga ura. Në veturë janë transportuar emigrantë nga Bangladeshi dhe Shri Lanka, ndërkaq vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes, kumtoi SPB Strumicë.
Komunikacioni është normalizuar për vetura, ndërkaq për automjetet transportuese dhe autobusët ende është i bllokuar.