Aks*ident trafiku, humb jetën 52 vjeçari nga Tetova

Dje (17-mars) në ora 18:45 në SPB Tetovë është raportuar se duke lëvizur me veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës në autostradën Tetovë-Shkup, personit Sh.J. (52) nga Kapazhdolli i Tetovës, i cili kishte qenë duke drejtuar automjetin, papritmas i është përkeqësuar gjendje shëndetësore, me çrastë ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dalë nga rruga.

Pas përp*lasjes, ai dhe pasagjeri A.I. (62) nga i njëjti fshat janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore, ku mjekët kishin konstatuar se Sh.J. kishte ndërruar jetë derisa pasagjeri ka përfunduar me lëndime të lehta.
Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin dhe trupi i pajetë i Sh.J. iu dorëzua familjes.