Së paku 21 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në Andet në Peru, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë peruane, Marco Llanos, njoftoi se autobusi u përplas me automobilin nga korsia e kundërt, ndërsa më pas u rrëzua në lum.
Pesëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital.
Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe zhytësit, gjurmojnë disa pasagjerë që llogariten si të zhdukur.
Kryetari i komunës Chumbivilcas, David Vera, njoftoi se bëhet fjalë për një autobus që qarkullonte në linjën e rregullt nga Cuzca drejt Sant Tomans.