Aksident në Shkup, humb jetë një person

Nga MPB njoftojnë se dje ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një person.

“Më datë 02.04.2022 në ora 05:50 është raportuar se në rrugën “Skupi” ka ndodhur një aksident në trafik në mes të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.O. (27) nga Shkupi dhe motoçikletës “Peugeot” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.C.(30) nga Shkupi, pas së cilës automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë shoferi vetë është paraqitur në Stacionin Policor Bit Pazar.

Pas aksidentit G.C. dhe motoçiklisti M.GJ. (50) nga Shkupi janë transferuar në Kompleksin e klinik “Nënë Tereza” ku nga mjeku G.C. i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, kurse M.GJ. rreth orës 12:00 i ka ndërruar jetë nga plagër marra”, njoftojnë nga MPB.