Aksident në rrugën Tetovë-Trebosh,lëndohet rëndë një person

Mbrëmjen e djeshme (30 shtator) në ora 21:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, tek mbikalimi i Treboshit, vetura “Ford” me targa të Italisë e drejtuar nga 19 vjeçari E.R. nga Dëbërca e Tetovës ka dalë nga rruga. Lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri 17 vjeçar nga i njëjti fshat, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi. këto i ka konstatuar Spitali Klinik i Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë kanë kontrolluar edhe vendin e aksidentit.