Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, humb jetën 17-vjeçari

Sot rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit.

Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore