Aksident në rrugën Likovë-Kumanovë


Mbrëmë në rrugën rajonale Kumanovë-Likovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve Audi, drejtuar nga shtetasi B.M, 22 vjeç nga Orizarja dhe një veture Golf, të drejtuar nga I.M.(27) nga fshati Hotël, të dy me targa regjistrimi të Kumanovës. Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dy drejtuesit dhe pasagjeri e mjetit “Audi”, të cilët janë dërguar më spitalin e Kumanovës.