Më 19.07.2024 në orën 22:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë – Banjicë, një automjet “Chevrolet” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.A. (24) nga Tetova, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, pasagjeri D.L. (18) nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektimi nga një ekip hetimi i SPB Tetovë.