Dje (19-prill) në ora 17:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Çelopek-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë: një motoçikletë pa targa e drejtuar nga një i mitur nga ky fshat dhe një veturë “Volkswagen Turan” me targa regjistrimi të Tetovës, e cila drejtohej nga një i mitur nga Miletina e Tetovës.
Në këtë aksident motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është transportuar për trajtim mjekësor. Një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.