Aksident në Radovish, mbetet e vdekur një 16 vjeçare

Një 16 vjeçare nga fshati Gabrevcë të Radovishit mbrëmë është shtypur nga rimorkio e traktorit, pasi paraprakisht është rrëzuar nga rimorkio, njoftojnë nga policia.

Sipas zëdhënëses së SPB Strumicë, Hrizantema Rendevska, traktorin e ka drejtuar gjyshi i saj GJ.A. 60 vjeçar nga i njëjti fshat.
“E mitura është rrëzuar dhe shtypur nga rimorkio pas çka menjëherë ka nderuar jetë”, njoftoi Randevska.

Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacionit policor-Radovish.