Aksident në Prishtinë, vetura përfundon në butik

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Vetura siç shihet në pamjet që ka siguruar KALLXO.com ka shkaktuar dëme materiale edhe në një butik.

Gjithashtu vetura shihet se ka pësuar dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet policore.