Aksi*dent në pikën kufitare “Tabanoc”, një polic i lën*duar dhe dëme materiale

Një shtetas italian nën drejtimin e automjetit të tij tip “Opel” është përp*lasur me kabinat e kontrollit policor në pikën kufitare “Tabanoc”. Aks*identi ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se vetura me targa të Italisë ka pasur paraprakisht një defekt me marshin e shpejtësive.

Si pasojë e defektit, shoferi i veturës me targa italiane nuk ka arritur ta ndaloj automjetin e tij, pas çka ka go*ditur një veturë me targa të Kumanovës dhe kabinën e policisë. Brenda saj ndodhej një polic i kontrollit kufitar, për të cilin mësohet se ka marr lën*dime të lehta trupore.