Një djalë (19) vdiq pasi u plagos rëndë të hënën në një aksident në Luna Park në Pefkohori, në Halkidiki.
I riu kishte ardhur me familjen në Halkidiki dhe të gjithë së bashku kishin shkuar në parkun e argëtimit për të kaluar një kohë të këndshme. Për fat të keq, argëtimi përfundoi keq kur u thye karigia e rrotullueses në të cilin ishte ulur.
Së shpejti në vendngjarje mbërriti ndihma e shpejtë dhe i riu u transportua menjëherë në spital, por nuk u shpëtua.
Ai u shpall i vdekur pak pas pranimit në spital.
Policia ka arrestuar pronarin e parkut të argëtimit dhe hetimi është në vazhdim.**