Aksident në mes dy trenave në Gjermani, disa persona të lënduar

Në hekurudhën ndërmjet Ksenten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, sot ndodhi një aksident kur një tren rajonal goditi një tren ngarkues të parkuar. Sipas informacioneve, 13 persona u lënduan, prej të cilëve tre janë në gjendje më të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30, kur treni rajonal u përplas në anën e trenit ngarkues. Zëdhënësi i Policisë Federale konfirmoi aksidentin.

Treni rajonal, i cili kishte rreth 30 pasagjerë, doli nga shinat dhe u përplas me lokomotivën e trenit ngarkues që ishte parkuar aty, tha zëdhënësi i policisë. Pas aksidentit, të dy trenat mbetën në shina.