Dje (07-mars) në ora 19:10 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Kërçovë – Gostivar, afër urës së Sretkovës, ka ndodhur një ak*sident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë dy vetura: “Audi” me targa të Gostivarit të drejtuar nga 38-vjeçar V.Q. dhe një “Suzuki Swift” me targa të Strugës, të drejtuar nga 53-vjeçari R.H. nga Struga.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar M.Q. (63), pasagjer në veturën “audi”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy vozitës dhe një pasagjer i mitur, po ashtu nga vetura “audi”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë transferuar për të ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.