Aks*ident në Ferizaj, vd*es një person

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50, ka ndodhur një aks*ident në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ku është përfshirë një automjet dhe si pasojë ka mbetur i vd*ekur një person i moshës 17-vjeçare.
Deri tek aks*identi dyshohet të ketë ardhur pasi që automjeti civil i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugë lokale dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet ku ka go*ditur një shtyllë elektrike të betonit dhe pastaj ka përfunduar jashtë rrugës.

Vd*ekjen e 17-vjeçarit e kanë konfirmuar edhe mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia për Rajonin e Ferizajt.
Komunikata e plotë:
Sot, rreth orës 06:50 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ka ndodhur një ak*sident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore.

Deri te aks*identi dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt dhe për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes dhe go*det një shtyllë elektrike të betonit, ku dhe përfundon jashtë rrugës.

Si pasojë e ketij aks*identi të komunikacionit, humb jetën pasagjeri L.A. ( M/K), i moshës 17 vjeçar, (vd*ekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt) , ndërsa lëndime trupore pëson, drejtuesi i automjetit N.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili pasi ka marr ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e he*ton rastin.