Aks*ident në autostradën Kumanovë-Shkup

Gjatë ditës së djeshme (04.12.2020) diku rreth orës 23:30 minuta në autostradën Kumanovë-Shkup në afërsi të fshatit Agino Sello, një makinë e tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit e drejtuar nga S.T. nga fshati Agino Sello, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Pas aks*identi vozitësi dhe bashkudhëtarët e tij janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku tek vozitësi S.T. mjekët kanë konstatuar vde*kjen, ndërsa tek personat e tjerë lëndime të rënda trupore. Në vendngjarje është kryer hetim nga Prokurori publik dhe ekipi hetimor i Ministrisë së Brendshme.