Aksident mes dy kamionëve dhe një furgoni, lëndohen 4 persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Komoran. Sipas policisë të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një furgon. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha se janë lënduar katër persona.

“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi.