Aks*ident me fatalitet në magjistralen Shtip-Koçan

Një i vdekur dhe pesë persona me lëndime të rënda është bilanci nga fatkeqësia e komunikacionit në magjistralen Shtip-Koçan mes fshatrave Dollni balvan dhe Krupishte. Nga SPB-Shtip konfirmojnë se fatkeqësia ka ndodhur në orën 14:50 mes dy automobilave me targa të Shtipit.

Për momentin po bëhet ekspertiza në vendin e ngjarjes, nga ana e krim policisë dhe prokurorit publik. Komunikacioni në këtë aks është ndaluar, ndërkaq po zhvillohet përmes rrugëve alternative. Shefi i NJTZ-Shtip, Darko Kocev thotë se është kërkuar të intervenojnë në këtë fatkeqësi komunikacioni.

“Pas paraqitjes nga ana e SPB-Shtip u kërkua dhe intervenuam me një automjet dhe pesë zjarrfikës. Fatkeqësi e tmerrshme, në të cilën në njërin automjet pati katër persona të lënduar rëndë, ndërsa në tjetrin një person i vdekur. Nga ana e Njësisë zjarrfikëse u krye aksioni në njërin prej automjeteve dhe nxorëm katër persona të lënduar”, thotë Kocev.

Zëdhënësi i Spitlait klinik-Shtip, marina Shumanska thotë se n spital janë hospitalizuar gjithsej pesë persona, me lëndime të rënda, të cilët janë kontrolluar nga ortopedi, ndërsa për momentin po bëhen kontrolle të tjera dhe incizime, për çka më hollësisht do të dihet për gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas informatave fillestare, udhëtarët e lënduar janë punëtorë, të cilët ktheheshin nga puna.