Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar detaje për aksidentin që ndodhi dje në Strumicë ku humbi jetën një person.
Kanë njoftuar se më 08.06.2020, në ora 18:45 në rrugën magjistrale Strumicë – Radovish ka ndodhur një aksident rrugor, në të cilën kanë marrë pjesë tre automjet.
Në fatkeqësi ka ndërruar jetë vozitësi i veturës “Folksvagen pasat”, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar një bashkudhëtar i veturës “opel astra” dhe i veturës “Folksvagen pasat”, ndërkaq lëndime të lehta kanë marrë pesë persona nga vetura “opel astra”.