Aksident i rëndë: Vd*es një grua, lëndohen disa persona

Një person ka vd*ekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para dy ditësh në Podujevë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:25.

Me urdhër të prokurorit trupi i vik*timës është dërguar për obduksion ndërsa një person në mbajtje.
Njoftimi i plotë:

Podujevë 10.10.2020 – 22:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga pl*agët e shkaktuara ka ndërruar jetë vik*tima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i vik*timës dërgohet për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.