Më datë 24.03.2024, në ora 17:30, në RSPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Luboten, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.E. (61) nga fshati Luboten, Shkup automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga E.M.(54) nga fshati Llaskarcë Shkup dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga H.I. 19) nga fshati Luboten, Shkup.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri i veturës “Volksvagen Golf”, J.M.(55) nga fshati Luboten i Shkupit, ndërsa tre drejtuesit dhe tetë pasagjerët e veturave “Ford” dhe “Volksvagen Golf” kanë kaluar me lëndime më të lehta, janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Mes të lënduarve 3 persona janë të mitur. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.Pa censurë