Ak*sident i rëndë: Range Rover del nga rruga, vd*es një person

Një ak*sident tra*gjik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë.
Një automjet tip “Range Rover” ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një person. Automjeti ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i ak*sidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë shoferi nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës e duke rënë në kanal. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.