Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth mesditës në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë te qafa e Strazhës.
Sipas SPB Tetovë, rreth orës 12 është raportuar se në rrugën kryesore një veturë tip “Volkswagen Sharan” me targa të Ohrit ka goditur automjetin e parkuar “Reno” me targa të Shkupit, në pronësi të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Shoferi i “Volkswagen Shara ” B.N. (49) nga Ohri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa janë lënduar tre persona shtetas të huaj nga Anglia dhe Surinami (Amerika e Jugut). Të lënduarit shumë shpejt janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.
Në vendin e aksidentit ka dalë prokurori publik dhe një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit janë duke kryer hetime.Pa Censurë