Aksident i rëndë në Shkup: Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një motoçikletë


MPB ka njoftuar se më datë 08.06.2024 rreth orës 12:20 në SPBe Shkup është raportuar se në bul. “Krste Misirkov”, në afërsi të kryqëzimit me Blv. “Goce Dellçev” në Shkup, motoçikleta “Honda” me targa të Shkupit e drejtuar nga E.S (26 ) nga Shkupi ka goditur këmbësoren A.I (74) nga Shkupi. Nga plagët e marra e moshuara A.I ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e saj. Motoçiklisti ka pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në një spital privat në Shkup. Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup.