Aksident i rëndë në Shkup, furgoni e shtyp motoristin.

Aksident i rëndë në udhëkryqin para Radio Televizionit të Maqedonisë. Një furgon, duke dalë nga Fakultetet e Universitetit të Shkupit, ka goditur një qytetar duke drejtuar një motor në semaforët e udhëkryqit. Kanë qenë qytetarë që sapo kanë përfunduar lutjen e së premtes ata që e kanë larguar furgonin që kishte përfunduar mbi trupin e motoristit.