Katër persona janë lënduar në një aksident në Shkup, mes tyre dy janë fëmijë.
Aksidenti ndodhi mbrëmë vonë në rrugën Hristi Batanxhiev në Shkup. Në aksident u përplas një Pasat e drejtuar nga 30 vjeçari D.T. dhe një Golf drejtuar nga 37 vjeçari I.B. që të dy nga Shkupi, informon MPB.
Në aksident lëndime të rënda pësuan bashkeudhetarët e Golfit,G.B 35 dhe I.B. të konstatuara në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup. Policia po heton rastin.