Aksident i rëndë në rrugën Manastir-Demir Hisar, 1 person i vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Një person ka humbur jetën, njëzet persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Manastir-Demir Hisar.

Sipas informacioneve fillestare të marra nga korrespondenti i MIA-së nga Manastiri, bëhet fjalë për një përplasje në mes të një veture dhe një autobusi të një kompanie që po transportonte punëtorë nga Manastiri në vendbanimet në Demir Hisar.

Në përplasjen e drejtpërdrejtë në komunikacion ndërmjet mjetit motorik të pasagjerëve dhe autobusit në dalje nga Manastiri, drejtuesi i mjetit motorik të pasagjerëve ka mbetur i vdekur në vendin e aksidentit, pasagjeri është lënduar rëndë, si dhe janë lënduar edhe pasagjerët në autobus.