MPB ka njoftuar se sot në orën 01:50 në SPB Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.A. (22) nga fshati Tuhin, Kërçovë, ka dalë nga rruga.
Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.